Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pala greke pezullon punën në Doganën e Kakavijës, zbulohet shkaku përse
Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë fqinjë që të ndërpresin përkohësisht punën. Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit të pasaportave, si në hyrje dhe në dalje të territorit grek. Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.