Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë
👁13023
Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve, në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Ushtria pakistaneze njoftoi se raketa e testuar, tokë-tokë, ka një rreze veprimi prej 450 kilometrash. Nuk ka pasur menjëherë ndonjë reagim nga India në lidhje me testimin, ndërkohë që ajo fajëson Pakistanin për sulmin me armë zjarri të 22 prillit në qytetin turistik të Pahalgamit, akuzë që mohohet nga Pakistani. Sipas ushtrisë pakistaneze, testimi i Sistemit të Armëve Abdali kishte për qëllim të siguronte “gatishmërinë operacionale të trupave dhe...