Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Paketa e Maleve” ngjall interes të madh — Rama publikon hartën: 787 aplikime brenda 5 ditëve
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave malore. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë.