Pak çaste përpara nisjes së funeralit të Papa Françeskut, Presidenti Donald Trump takohet me Zelenskyn

Pak çaste përpara nisjes së funeralit të Papa Françeskut, Presidenti Donald Trump takohet me Zelenskyn

Shumë liderë botërorë janë mbledhur në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill. Mes tyre, të pranishëm ishin dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Edhe pse disa media theksuan se të dy ata do të kërkonin të shmangnin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nikiforov tha për mediat ukrainase se të dy ata patën një takim, shkruan BBC. Kjo përballje e tyre ndodhi pak para se të niste ceremonia mortore, ndërsa detajet se për çfarë ata folën nuk janë zbuluar ende. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv