Pagat e periudhës së Covid-19, beteja mes CR7 dhe Juventusit përfundon në Gjykatën e Kasacionit
13 Tetor 2026 14:29 Alfred Lleshi Juventusi nuk e mbyll përplasjen ligjore me Cristiano Ronaldon. Sipas “Calcio e Finanza”, klubi bardhezi ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Kasacionit kundër vendimit të Gjykatës së Torinos, e cila më 13 janar rrëzoi ankimimin e “Zonjës së Vjetër” ndaj vendimit të arbitrazhit në favor të ish-sulmuesit portugez. Rekursi u njoftua më 27 mars 2026 dhe tashmë pritet caktimi i seancës. Në qendër të çështjes janë 9.8 milionë eurot e paguara Ronaldos. Konflikti lidhet me marrëveshjet për pagat gjatë pandemisë COVID-19. Ronaldo kërkonte rreth 19.6 milionë euro, por në prill 2024 trupi i arbitrazhit i njohu vetëm gjysmën e shumës, duke e detyruar Juventusin të paguante 9.8 milionë euro, plus interesat dhe rivlerësimin monetar. Vendimi u mbështet te përgjegjësia...
Burimi:
telesport.al