“Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që…

“Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që…

Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike. Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. “Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj”, u shpreh Spahiu. Ministrja njoftoi gjithashtu synimin për ngritjen e bordeve të tumorëve në spitalet rajonale që disponojnë kapacitetet e nevojshme, për ta...