Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet”, Musk nuk i ndal sulmet ndaj Trump: Jam i zhgënjyer!
👁5437
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ishte “shumë i befasuar” dhe “i zhgënjyer” me kritikat e ish-aleatit të tij, Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit. “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten, shkruajnë mediat e huaja. Nga ana tjetër, Musk është kundërpërgjigjur në mënyrë agresive. Në përgjigje, Musk i dyfishoi akuzat në rrjetin social ‘X’ dhe e akuzoi Presidentin për “një mosmirënjohje të tillë”, duke shtuar: “Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet”. Musk la...