Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord në parim për një shkëmbim të madh të të burgosurve, pas dy ditësh bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi. Marrëveshja humanitare është rezultati i vetëm konkret i negociatave, të cilat përfunduan pa përparim për çështjet kryesore që ndajnë dy vendet, si armëpushimi dhe kontrolli mbi territoret e pushtuara. I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Jared Kushner, njoftoi arritjen e marrëveshjes sot në Abu Dhabi, duke bërë të ditur se numri përfundimtar i të burgosurve që do të shkëmbehen do të përcaktohet të enjten. “Një nga rezultatet pozitive është se ramë dakord për shkëmbimin më të madh humanitar të të burgosurve, për të cilin do të përcaktojmë numrat përfundimtarë nesër”, deklaroi Kushner. Marrëveshjen e konfirmuan edhe...
Burimi:
javanews.al