Kushner dhe Witkoff shkojnë të enjten në Moskë: pritet lirimi më i madh humanitar i të burgosurve
Të dërguarit presidencialë amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, do të udhëtojnë të enjten për në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmin e bëri të ditur vetë Kushner. Ai konfirmoi se vizita vjen pas negociatave trepalëshe për paqen në Ukrainë, të ndërmjetësuara nga SHBA-të me delegacionet ruse dhe ukrainase. Kështu, Kushner dhe Witkoff në Moskë do të sjellin vazhdimin e një procesi që nisi në Abu Dhabi. Ai foli për gazetarët të mërkurën, duke përshkruar progresin e arritur në takimet diplomatike dhe objektivat e misionit në Rusi. Sipas Kushner, një prej rezultateve pozitive të bisedimeve është marrëveshja për lirimin më të madh humanitar të të burgosurve. Shifrat përfundimtare pritet të përcaktohen gjatë së enjtes. “Një nga aspektet pozitive është se ramë dakord...
Burimi:
kohajone.com