Pa marrë ende mandatin e deputetit, Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë

Pa marrë ende mandatin e deputetit, Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë

Pa marrë ende mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi ka kritikuar Bashkinë e Roskovecit. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, socialistja shfaqet mes plehrave ku ndër të tjera shprehet se s’ ka koment. “Këtu jam në hyrje të qytetit të Roskovecit. Qytetit tonë dhe pas meje duket kjo gjendje, no koment”, shprehet ajo. Zegjine Çaushi ishte deputetja e 12 e PS në qarkun e Fieri. Gjatë rinumërimi të votave me kërkesë të PD, ajo e humbi mandatin, por e rifitoi sërish pasi kolegia u dorëhoq për t’i lënë vendin në Parlament. Top Channel