“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”. Për turistët që kërkojnë një javë pushime ku akomodimi, ushqimet dhe shërbimet kryesore përfshihen në një paketë të vetme, vendi po shfaqet si një alternativë interesante kundrejt destinacioneve më të njohura të rajonit. Në një artikull për pushimet me kosto të ulët, Shqipëria renditet mes destinacioneve të përzgjedhura për qëndrime “all inclusive”, krahas vendeve dhe zonave turistike si Tunizia, Greqia, Ishujt Kanarie, Bodrumi, Egjipti dhe Majorka. Artikulli e përshkruan Shqipërinë si surprizën mesdhetare të pushimeve “all inclusive”, duke vënë në dukje se vendi është i përshtatshëm për vizitorët që duan të kombinojnë...
Burimi:
javanews.al