Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

  Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe diasporë që këtë të diel të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo votë është më shumë se një votë, pasi sipas saj, përfaqëson forcë për të luftuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj të drejtave të shqiptarëve. ‘Vota për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, këtë të diel, është më shumë se një votë: është forcë për të luftuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj të drejtave të shqiptarëve’, ka shkruar Osmani. Ajo ka theksuar se bashkimi i shqiptarëve ka sjellë gjithmonë rezultate historike, duke bërë thirrje që edhe zgjedhjet e së dielës të dëshmojnë fuqinë e tyre kur...