Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
👁9959
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Këto deklarata ajo i bëri në takimin me delegacionin e Kongresit amerikan të udhëhequr nga kongresistet, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan si dhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. “Ajo [Osmani] nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, u tha në njoftimin për media të lëshuar...