Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA. Osmani tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton qartë që Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik, por ende nuk është sqaruar se çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet. “Duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj këtë pyetje veçmas....