Osmani kërkon ndaljen e katastrofës humanitare në Gazë

Osmani kërkon ndaljen e katastrofës humanitare në Gazë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin fund. Sipas saj, Kosova mbështet përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve. “Në ndërkohë, sigurimi i qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për personat më të cenueshëm duhet të mbetet prioritet për të lehtësuar vuajtjen e shkaktuar te të pafajshmit nga dhuna”, tha Osmani përmes një reagimi në X. Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur...