Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike
👁11759
Në mes të një krize politike që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, pas disa tentimeve të pasuksesshme për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kohë që ka shprehur gatishmërinë e saj të plotë për konsultime me liderët e partive politike, me qëllim të tejkalimit të situatës. Sipas Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes i ka thënë KosovaPress-it, se Presidentja Osmani në një letër zyrtare të datës 16 prill 2025, drejtuar kryesuesit të seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka ofruar mundësinë e takimeve dhe ka theksuar se është e hapur për konsultime...