Osman Demiri me ekspozitën “Koha e thyer” do të prezantohet në Galerinë Qahili

Osman Demiri me ekspozitën “Koha e thyer” do të prezantohet në Galerinë Qahili

22 September, 2026 - 13:00 Galeria Qahili do të prezantojë ekspozitën “Koha e Thyer” nga Osman Demiri kuruar nga Vlora Demiri me 29 shtator duke filluar nga ora 19:00. “Koha e thyer” është një reflektim fotografik mbi kohën, jo si një vijë e vazhdueshme, por si një përvojë e fragmentuar, e paqëndrueshme dhe vazhdimisht në lëvizje. Në këtë cikël, Osman Demiri e trajton fotografinë si një hapësirë ku çasti humbet karakterin e tij të pandryshueshëm dhe shndërrohet në një përvojë të shumëfishtë vizuale.  Përmes formave gjeometrike, dritës, hijes dhe pasqyrimeve të deformuara, realiteti humbet qartësinë e tij të zakonshme. Sipërfaqet nuk reflektojnë më thjesht atë që gjendet përpara tyre, por ato e copëzojnë, e shumëfishojnë dhe e transformojnë. Fragmente të realitetit zhvendosen nga konteksti i...