OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

OSHEE Group ka bërë publike bilancin e ri të zbatimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, duke konfirmuar se deri më tani janë lidhur gjithsej 4,095 aktmarrëveshje (AKM) me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Nga kjo shifër totale, “2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, ose 68.8% përfshirë bizneset dhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse”. Të dhënat zyrtare tregojnë se në kategorinë familjare janë nënshkruar rreth 2,893 aktmarrëveshje, ku 965 abonentë kanë zgjedhur pagesën me këste, ndërsa 1,928 prej tyre i kanë likuiduar faturat e prapambetura me një këst të vetëm duke përfituar ulje me 70% të kamatëvonesës. Ndërkohë, 1,202 kontrata të tjera janë firmosur...