Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
OSBE e shqetësuar për incidentet ndaj gazetarëve: Liria e medias, gur themeli i demokracisë
👁6908
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të fundit, duke shprehur shqetësim për rastet e raportuara të frikësimit dhe pengesave ndaj përfaqësuesve të medias. Në një deklaratë për mediat, OSBE nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve dhe garantimit të një mjedisi të lirë dhe të sigurt për punën e tyre, duke e cilësuar këtë si një element kyç për funksionimin demokratik të një shoqërie. Deklarata e plotë: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit,...