Orkestra e RTSH hap sezonin e ri, Blerta Ristani: Cikli i Çajkovskit, sfida kryesore

Orkestra e RTSH hap sezonin e ri, Blerta Ristani: Cikli i Çajkovskit, sfida kryesore

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka nisur sezonin e ri artistik me një koncert më 15 shtator, ndërsa një program i pasur muzikor pritet të shoqërojë orkestrën gjatë muajve në vijim. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Blerta Ristani, tha se sezoni ka nisur mbarë dhe se instrumentistët janë rikthyer të përgatitur pas periudhës së pushimeve. Një nga koncertet e radhës do të zhvillohet më 26 shtator dhe do t’i kushtohet tërësisht muzikës spanjolle. Në këtë koncert do të interpretojnë edhe dy këngëtarë lirikë, Bela Marian dhe Rubena Moreti, ndërsa dirigjent do të jetë Fakundo Agudin. Ristani bëri të ditur gjithashtu se me dirigjentin Agudin është konceptuar një cikël i veçantë koncertesh përgjatë sezonit. Pas suksesit të...