Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ore a u hoq ajo non grata?”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Si keni fytyrë më pyesni mua a e kaloj dot oqeanin
👁9564
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet e tij sociale. I pyetur se kur do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama iu përgjigj me ironi nëse është hequr apo jo nongrata e Sali Berishës. “Ore a u hoq ajo non grata? Si keni fytyrë që mbasi i thanë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit a jo. O pika pika pika. Nuk kanë rëndësi këto, nuk kanë rëndësi ato që thuhen lartë e poshtë, muhabete lagjesh. Nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje”-tha Rama. Top Channel