
Orban mbështet Le Pen: Jam Marine!
👁9118
Marine Le Pen dhe Viktor Orban BUDAPEST- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbështetur Marine Le Pen, e cila u dënua nga një gjykatë franceze sot me akuzën për shpërdorim të fondeve publike. Në rrjetin social "X", Orban ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj koleges së tij. “Unë jam Marine”, ka shkruar Orban në “X” në frëngjisht, me etiketën e llogarisë zyrtare të Le Pen në të njëjtin rrjet social.
Burimi:
zeri.ai