“Oratorio Concert”, Filharmonia e Kosovës me dy paraqitje në Kraków
Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen në skenën ndërkombëtare me koncertin “Oratorio Concert”, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 tetor në Kraków të Polonisë. Në këto koncerte do të marrin pjesë Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, së bashku me anëtarë të Korit të Operës së Kosovës, duke sjellë një program të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur, njofton KultPlus. Koncertet do të dirigjohen nga Wojciech Czepiel, ndërsa në mesin e solistëve janë violinistja Joanna Konarzewska, sopranoja Adelina Paloja, mezzosopranoja Ivana Hoxha, tenori Piotr Kalina dhe basi Arkadiusz Jakus. Programi muzikor përfshin vepra të kompozitorëve Krzysztof Penderecki, Fahri Beqiri, Karol Szymanowski dhe Mendi Mengjiqi, duke ndërthurur krijimtarinë muzikore polake me atë shqiptare. Në repertor janë përfshirë...
Burimi:
kultplus.com