Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

Një grup protestuesish janë mbledhur në bulevard para kryeministrisë. Para sofrës së betonit përmes të cilës kryeministri Edi Rama i fton në dialog, ata kërkuan të bëjnë një takim të mbyllur, duke formuar një rreth, pa praninë e medias, për të ndarë së pari mes tyre, së pari, se kur do të jetë orari zyrtar i protestave, nisur nga kakofonia që ka pasur me organizatorëve të ndryshëm. Disa të pranishëm vunë në dukjen përçarjen që ka nisur sa i përket emërtimit të protestës, flamingo apo student, një ndarje që sipas tyre nuk duhet të ekzistojë “Nuk ka rëndësi a janë apo jo student, lëvizja është e gjithë Shqipërisë”, tha një prej personave në protestë, i cili theksoi se problemi madhor mbetet caktimi i një orari...