No Image Available

Opozita refuzon tryezën e Begajt për zgjedhjet 2027, PS përjashton 2 majin

Opozita do të bojkotojë në bllok takimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj të premten e 30 tetorit në Pallatin e Brigadave për të konsultuar datën për zgjedhjet vendore të 2027. Pas Partisë Demokratike, e cila fill pas ftesës e quajti teatër politik ftesën e Begajt, edhe të gjitha partitë e tjera parlamentare që i përkasin pakicës i thonë jo ftesës së kreut të shtetit. Report Tv kontaktoi me përfaqësues të të gjitha partive parlamentare që i është drejtuar ftesa, Partinë e Lirisë, Partinë Mundësia, Lëvizjen Bashkë e Shqipëria Bëhet që thonë se nuk do të jenë në takimin e Begajt. E vetmja që me gjasë do ta takojë Begajn të premten, është mazhoranca. Taulant Balla tha se PS nuk ka preferenca për datën, por...