Opozita kontenstoi votat nga Greqia, Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Opozita kontenstoi votat nga Greqia, Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura nga Greqia. Sipas tij, procesi i numërimit të votave nga ky shtet mund të përfundojë që sonte, ndërsa ai për kandidatët, ditën e nesërme. Celibashi theksoi gjithashtu se dokumentacioni tekniko-ligjor për Greqinë do të jetë gati brenda datës 22 maj. Ai ritheksoi se nuk ka asnjë fakt të sjellë nga PD që të vërtetojë akuzat për manipulim.
Burimi: Sot.com.al