Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
OPINION – Qeveri teknike apo bashkëqeverisje me Ramën, pse po këmbëngul Berisha tek kjo tezë…?!
👁6785
Prej ditësh tashmë, Sali Berisha, mes kërkesave të tjera që shoqërojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit 2025, artikulon edhe atë për qeveri teknike. “Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, përsërit në mënyre të ndryshme kryetari i PD- së, sigurisht, bashkë me kërkesën për zgjedhje të parakohëshme. Çfarë është në vetvete qeveria teknike? Për herë të fundit, u provua pas marrëveshjes Basha- Rama të 17- 18 majit 2017 dhe si për ironi të fatit, e njëjta kerkesë po përsëritet edhe nga Berisha. Ndryshimi i vetëm...