Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Opinion nga Alda Bardhyli: Martin Camaj Zëri i përbrendshëm i një letërsie në mërgim
Të flasësh për Martin Camajn, do të thotë të ndalesh para një figure që përfaqëson një nga nyjet më të ndërlikuara dhe njëkohësisht më fisnike të letërsisë shqipe të shekullit XX: shkrimtari modern në mërgim, poeti i brendësive metafizike, dhe ndërmjetësi mes traditës dhe modernes. Më 21 korrik shënjohet 100 vjetori i tij i lindjes. Camaj nuk bëri letërsi politike, por bëri letërsi si qëndresë, ku fjala ruhet, pastrohet, thellohet. Në një kohë kur gjuha letrare në Shqipëri ishte e politizuar dhe e kontrolluar, ai e përdor gegërishten si akt simbolik te ruajtjes së trashëgimisë, dhe letërsinë si një hapësirë...