Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Operat për Skënderbeun dhe karakteri “patriotik” ballkanas: Si shikohet dhe si trajtohet historia shqiptare?
Daut Dauti Në Perëndim, veprat e historianëve të Ballkanit konsiderohen se nuk janë kredibile. Punimet e tyre hasen rrallë në botimet serioze akademike. E, kur është fjala për botimet kredibile evropiane të veprave të historisë, më së keqi qëndrojnë autorët shqiptarë. Kjo është arsyeja që veprat kryesore të historisë së shqiptarëve ende shkruhen nga të huajt… Me 22 qershor 1718, në Firence u shfaq premiera e operës me tri akte, e titulluar “Scanderbeg”. Opera ishte kompozuar nga kompozitori i famshëm Antonio Vivaldi, i cili më shumë është i njohur për veprën e tij madhështore “Katër stinët”. Opera “Scanderbeg” ishte përgatitur enkas për rihapjen e sallës së operës “Teatro della Pergola”, e cila ishte ngjarje e madhe për kulturën e këtij qyteti të asaj kohe dhe...