Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Operacioni në Europë godet grupin e hakerëve NoName: “Po sabotonin në emër të Moskës”
Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Funksiononte kështu: rekrutoheshin përmes disa kanaleve në Telegram, në emër të një përkatësie të përbashkët ndaj kauzës ruse. U kërkohej të shkarkonin një softuer që, me bazë në Itali, u shërbente grupeve të terrorizmit kibernetik që mbështesnin Rusinë në kuadër të konfliktit me Ukrainën, për të sulmuar faqet italiane të infrastrukturës strategjike. Sulmet kryheshin duke i përmbytur serverët me trafik të dhënash, në mënyrë që t’i paralizonin dhe t’i nxirrnin jashtë funksionit. Midis objektivave të goditur ishin: Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Financat dhe autoriteti financiar Consob. Janë...