Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni i SPAK, analisti: Ish-kryeministri ‘non grata’ ka lidhje me grupet kriminale
👁9206
Një prej personave për të cilin autoritetet italiane lëshuan masën “arrest në burg”, pas operacionit “Ura”, ishte edhe shtetasi Redi Tusha, vëllai i Ervis Tushës, nga Shijaku. Tusha është njëri prej truprojave të Sali Berishës, i cili shihet shpesh në daljet e tij publike, sidomos gjatë protestave. Analisti Ergys Mërtiri, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha sipas tij ka lidhje me grupet kriminale. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare të mbajtur më 11 majit, ai tha se ka qenë një proces i qetë për ndryshim nga viti 2021 ku theksoi se niveli i përfshirjes së grupeve kriminale ka qenë më i lartë....