Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacioni i ri i Izraelit në Gaza, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Ndërhyrja kërkon zhvendosjen e shumicës së banorëve në territor
👁7977
Operacioni i ri ushtarak në Rripin e Gazës, i njoftuar sot, kërkon zhvendosjen e brendshme të “shumicës” së banorëve palestinezë në territor, njoftoi gjenerali i brigadës, Effie Defrin, zëdhënësi i ushtrisë izraelite. “Operacioni përfshin një ofensivë në shkallë të gjerë dhe zhvendosjen e shumicës së popullsisë së Rripit të Gazës jashtë zonës së luftimeve”, tha Defrin. Pothuajse të gjithë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur vazhdimisht që nga fillimi i luftës gati 19 muaj më parë. Enklava ka mbetur nën një bllokadë të rreptë nga Izraeli për më shumë se dy muaj. Top Channel