Operacioni i dytë në Romë, shpresa për rikthimin e shikimit të Erjon Vishkullit

Operacioni i dytë në Romë, shpresa për rikthimin e shikimit të Erjon Vishkullit

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave në Tiranë, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në spitalin universitar “Gemelli” në Romë. Operacioni konsiderohet vendimtar për të vlerësuar mundësitë e rikuperimit të shikimit, i cili mbetet ende i pasigurt. Ndërhyrja po kryhet nga ekipi mjekësor i drejtuar nga profesori italian Stanislao Rizzo, i cili realizoi edhe operacionin e parë më 28 tetor. Në atë ndërhyrje, mjekët arritën të shpëtonin syrin e të riut, por nuk mundën të garantonin rikthimin e shikimit. Gjatë operacionit të parë u hoq edhe një trup i huaj nga syri i Vishkullit, që dyshohet të jetë një plumb gome. Materiali është marrë në dorëzim nga organet hetimore dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertimit nga Prokuroria e...