Ndihma ekonomike si mjet për sigurimin e votave në Elbasan? 55 familje përjashtohen pas zgjedhjeve
Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur si instrument për sigurimin e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, dhjetëra familje dyshohet se janë përfshirë në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike me qëllim që të votonin për kandidaten e atëhershme, Sara Mila. Një nga elementet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është fakti se, nga 60 familje të verifikuara në kuadër të hetimit, 55 prej tyre rezultojnë të jenë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike në muajt maj-qershor 2026, pra pas përfundimit të zgjedhjeve. Sipas materialeve të administruara në dosje, dyshohet se punonjës të Shërbimit Social në Elbasan kanë rritur në mënyrë fiktive numrin e familjeve përfituese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Hetimet kanë zbuluar...
Burimi:
ntv.al