Avionë me izraelitë mbërritën në Rinas gjatë protestës së studentëve? Ambasadori i Izraelit thyen heshtjen

Avionë me izraelitë mbërritën në Rinas gjatë protestës së studentëve? Ambasadori i Izraelit thyen heshtjen

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur keqardhje për pasojat dhe dëmet e shkaktuara në kryeqytet. Në një intervistë për “Euronews Albania”, diplomati tha se gjatë shëtitjeve të tij në Tiranë ka parë ndërtesa të djegura dhe gjurmë të protestave, pamje që, sipas tij, i kanë shkaktuar keqardhje. Kaynar mbërriti në Shqipëri rreth dy javë më parë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga protestat studentore. Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për pretendimet e përhapura në rrjetet sociale dhe në disa media, sipas të cilave avionë nga Tel Avivi kishin sjellë shtetas izraelitë apo mercenarë për t’u përfshirë në situatën e brendshme. Ambasadori i mohoi këto pretendime, duke theksuar se protestat...