“Zegjine, Zegjine, mos e gëzo shtëpinë e re”/ Studentëtë ironizojnë deputetet
Studentët kanë vijuar me thirrjet ironizuese gjatë protestës, duke iu drejtuar deputetes Zegjine Çaushi me mesazhe kundër saj. “Zegjine, Zegjine, mos e gëzo shtëpinë e re”, ishte një prej thirrjeve të dëgjuara, ndërsa protestuesit e kritikuan edhe për deklaratat e saj, duke i thënë: “Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh”.
Burimi:
ntv.al