Grabitje me uniforma policie në Elbasan/ Hoxha: Objektivi ishin 6 milionë euro nga Greqia

Grabitje me uniforma policie në Elbasan/ Hoxha: Objektivi ishin 6 milionë euro nga Greqia

Hynë në banesë me veshje të ngjashme me uniformat e policisë dhe vodhën para e celularë nën kërcënimin e armës. Një muaj pas grabitjes në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, gazetari Artan Hoxha ka paraqitur një version që e lidh sulmin me miliona euro të ardhura nga Greqia. Sipas deklarimeve të tij në emisionin “Të Paekspozuarit”, objektivi i grupit ishte një shumë prej 6 milionë eurosh, që pretendohet se e zotëronte një person i familjes së sulmuar. Hoxha e lidh historinë me gjetjen e 14 milionë eurove në Greqi. Sipas tij, disa persona që kërkonin metale në pronën e një ish-kryebashkiaku të ndjerë kishin zbuluar paratë dhe i kishin ndarë mes tyre. Gazetari pretendon se njëri prej tyre kishte marrë 6 milionë euro dhe ishte...