‘Oltion Bistri, njeri i Ramës’/ Saraçi: Kush i zhduku akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në shkallën e parë?

‘Oltion Bistri, njeri i Ramës’/ Saraçi: Kush i zhduku akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në shkallën e parë?

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Oltion Bistrin, i cili u dënua me 7 vite burg, pas ndryshimit të vendimit të shkallës së parë. Saraçi ngriti pikëpyetje mbi rrëzimin në shkallën e parë të akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, duke kërkuar që të hetohet edhe mënyra se si u zhvillua procesi gjyqësor dhe përgjegjësia e prokurorit dhe gjyqtares së çështjes. Duke folur për lidhjet e mundshme të Bistrit me Belinda Ballukun, gazetari theksoi se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te ministrja, por, sipas tij, duhet parë në raport me kryeministrin Edi Rama. “Oltion Bistri është njeri i Edi Ramës, nuk është i Belinda Ballukut”, deklaroi Saraçi,...