250 milionë lekë për Maznikun”/ Këlliçi: Rama e shpërbleu për heqjen e 15 bashkive nga harta

250 milionë lekë për Maznikun”/ Këlliçi: Rama e shpërbleu për heqjen e 15 bashkive nga harta

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka denoncuar një vendim të marrë në Byronë e Kuvendit, përmes të cilit, sipas tij, është akorduar një shpërblim prej 250 milionë lekësh për Arbjan Maznikun. Në një reagim publik, Këlliçi e lidh këtë shpërblim me rolin që Mazniku ka pasur në procesin e riorganizimit territorial dhe heqjen nga harta të 15 bashkive. Këlliçi e cilëson vendimin skandaloz dhe pretendon se ai vjen si shpërblim për kontributin politik të Maznikut në këtë proces. Sipas tij, dokumentacioni nuk përmban një justifikim të qartë për shumën e akorduar dhe as shpjegime bindëse për shpërblimin. I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, Bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë!!! Pasi shpërbleu policët që rrahën, dhunuan, plagosën e torturuan të...