Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Finalizohet në Kavajë operacioni i koduar “Cooperation”, në kuadër të të cilit Policia ka zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë. Në pranga kanë rënë L. R., 37 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas Policisë, të dy kanë precedentë të theksuar për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, pas hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të disa vjedhjeve. Të dyshuarit u lokalizuan nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonin me një automjet. Efektivët u kanë bërë shenjë për të ndaluar, por ata nuk...