Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacion special në Durrës, Shqipëria dhe SHBA simulojnë ndërhyrje ushtarake në det
👁10647
Gjiri i Durrësit u kthye në një skenë reale të manovrave ushtarake, ku forcat shqiptare, rajonale dhe ato amerikane po zhvillojnë një nga stërvitjet më të rëndësishme ndërkombëtare, “Defender Europe 2025”. Me një skenar kompleks, Durrësi u “pushtua” nga anije luftarake, helikopterë cougar dhe një dron monitorues, që morën pjesë në simulimin e një operacioni të sofistikuar ndërhyrjeje detare. Në thelb të demonstrimit ishte një incident i simuluar, ku forcat detare shqiptare dhe amerikane ndërhynë ndaj një anijeje të dyshuar që po largohej nga ujërat territoriale pa leje. Në bordin e anijes shqiptare “Oriku”, përfaqësues të mediave ndoqën nga afër...