Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, 158 arrestime, mbi 1,000 viktima, përfshirë të mitur
Një operacion ndërkombëtar i ka dhënë një goditje të madhe rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore, duke çuar në më shumë se 150 arrestime dhe identifikimin e mbi 1,000 viktimave. Operacioni gjashtëditor, i koduar “Global Chain”, u zhvillua në fillim të qershorit dhe përfshiu gati 15,000 oficerë policie në 43 vende në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, sipas Interpolit. Ai shënjestroi rrjetet e krimit të organizuar që trafikojnë njerëz, kryesisht të mitur, për shfrytëzim seksual, aktivitet kriminal të detyruar dhe lypje. Siç raportoi Europol, shumë nga viktimat e shfrytëzimit seksual janë gra që rekrutohen nga jashtë dhe çohen...