Operacion i policisë së shtetit dhe SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik

Operacion i policisë së shtetit dhe SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, i koduar “Platforma”, është finalizuar me sukses, duke përfshirë disa shtete si Gjermania, Shqipëria, Qipro dhe Izraeli. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, ndërsa në Shqipëri u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ushtruar kontrolle në tre ambiente të ndryshme. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan si prova materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh. Hetimet janë pjesë e një letërporosie të lëshuar nga...