Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin e themelimit

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin e themelimit

20 November, 2026 - 18:01 Opera e Kosovës ka shënuar pesëvjetorin e themelimit me një koncert ku u prezantuan sopranoja Elbenita Kajtazi dhe Orkestra e Operës së Kosovës, nën dirigjimin e maestro Carlo Goldstein. Përmes një njoftimi, Ministria e Kulturës ka vlerësuar rëndësinë e Operës së Kosovës në zhvillimin e jetës kulturore dhe krijimin e mundësive për artistët vendorë që të prezantojnë talentin e tyre. Ministria ka theksuar se do të vazhdojë investimet në zhvillimin e Operës, përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e mundësive të reja për artistët. Në fund, Ministria e Kulturës ka uruar Operën e Kosovës dhe të gjithë kontribuuesit në rrugëtimin e saj pesëvjeçar./KultPlus.com