Olti Çaçi jep lajmin e mirë: Saranda dhe Mentoni drejt binjakëzimit, hidhet hapi i parë për një partneritet mesdhetar

Olti Çaçi jep lajmin e mirë: Saranda dhe Mentoni drejt binjakëzimit, hidhet hapi i parë për një partneritet mesdhetar

Saranda dhe qyteti francez i Mentonit janë gjithnjë e më pranë krijimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe të frytshëm. Më 5 dhe 6 prill, në qytetin bregdetar të Mentonit, kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, dhe homologu i tij francez, Yves Juhel, firmosën letrën e interesit për binjakëzimin e dy qyteteve. “Na bashkon Mesdheu, mënyra e veçantë e jetesës dhe dashuria për agrumet – limoni për Mentonin, mandarina për Sarandën,” u shpreh Çaçi, duke theksuar lidhjen e natyrshme mes dy qyteteve. Ky binjakëzim synon të forcojë bashkëpunimin institucional, të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të ndërtojë ura miqësie mes qytetarëve....
Burimi: Sarandanews.com