Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
👁4978
Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara. Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë – i publikuar më 28 maj – është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë. “Forcat e Armatosura të Rusisë kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes vrasjeve dhe krime lufte duke sulmuar civilët, përmes një modeli të sulmeve me dronë që kanë zgjatur me...