Burimi:
Top-Channel.tv

Oficerët e BKH dhe policia ngrenë dronin në Fier, përplasen me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt. Pesë të shoqëruar në komisariat
👁9067
Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë. Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e...