Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Odiseja e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastriotit për shpëtimin e arbëreshëve
Mbas vdekjes së Skënderbeut, i biri i tij, Gjoni, u çua e ndau në një anë gratë, fëmijtë e burrat e vjetër që nuk ishin të zott për armë; bashkoi, çka gjet, lundër e barkë tregëtie ndër limane shqiptare të Vlorës, të Portës (Portice), të Myzeqesë, të Durrësit, të Buenës, të Ulqinit e të Tivarit. Ndërsa ishin duke udhëtuar për t’u kapë në liman të Tivarit, ku ishin të mbledhura tok, të tëra anijet, bashkë me katër galé venedike, iu desh Gjonit, me shokë të vet, të hyjë në një luftë. Shkaku i këtyre të zezave qe, pse u nda Ana e Malit, që është një pjesë e Shqipërisë, prej Shkodrës, duke qenë se të dyja këto krahina janë të shkëputura prej një lumi të...