Octavio Paz: Poezia, shoqëria, shteti

Octavio Paz: Poezia, shoqëria, shteti

Nga Octavio Paz Nuk ka gjë më të dëmshme dhe më barbare se sa t’i japësh Shtetit të drejtën dhe fuqinë mbi sferën e krijimtarisë artistike. Pushteti politik është shterp, sepse esenca e tij qëndron te nënshtrimi i njerëzve, paçka se pas cilës ideologji fshihet. Edhe pse kurrë nuk ka pasur liri absolute të të shprehurit – Liria gjithnjë përcaktohet nga disa pengesa dhe nga disa kufij: jemi të lirë përballë kësaj apo asaj -, nuk është e vështirë të tregohet se atje ku pushteti sundon çdo veprimtari njerëzore, arti meket apo shndërrohet në një krijimtari servile dhe mekanike. Një art i lirë është diçka e gjallë, një shpikje e vazhdueshme brenda njëfarë drejtimi. Asnjëherë i imponuar nga jashtë, por i lindur nga prirjet e...