Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OBSH: Situata në Gaza po vështirësohet, rezervat mjekësore po mbarojnë
👁12560
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin sot duke njoftuar se furnizimet mjekësore po shterohen në Rripin e Gazës, duke e bërë situatën akoma më të vështirë për banorët e këtij territori palestinez, që po përballet me pasojat e një lufte të vazhdueshme. Në një postim në platformën X, Tedros theksoi se furnizimet mjekësore janë të nevojshme për të shpëtuar jetë dhe se pa to, mund të përkeqësohen akoma më shumë kushtet e shëndetit publik në Gaza. Ai kërkoi heqjen e bllokadës izraelite që po pengon dërgesat e ndihmave humanitare në këtë zonë...